Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën, ku kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë, shkruan diasporapress.
Këtë e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë në Frankfurt dhe rrethinë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla,.
Në këtë takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë.
Data: 10 nëntor 2024
Ora: 13:30
Vendi: Hanauer Landstraße 188,
60314 Frankfurt am Main
Ju mirëpresim!