Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar fitoren e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.
Përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkruan Osmani në platformën “X”.