Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKy është zyrtari i mbrojtjes së afërt që u arrestua për kanosje...

Ky është zyrtari i mbrojtjes së afërt që u arrestua për kanosje ndaj dy policëve

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Ismet Vrellaku.

Zyrtari i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë.

Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkol

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit