Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë Berlin filloi Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë

Në Berlin filloi Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë

Në Berlin të mërkurën hapi dyert Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, ku ishte e ftuar speciale edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

E pranishme ishte edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani,  ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Festivali shpalosi prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqiptare, si një mundësi e mirë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit.

Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, në një postim në Facebook, ka thënë se Ministria e Bujqësisë, mbështet pjesëmarrjen e Unionit të Turizmit të Kosovës si promovues të potencialit agroturistik si dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, si sinonimin e cilësisë së sektorit të verëtarisë.

“Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare. Kjo lidhet me hapjen e kufijve, nevojën për të shijuar, ri-vitalizuar shijen, gërshetuar e sprovuar bukën e vjetër në pjatë të re”, ka shkruar Peci.

“Trashëgimia buknore shqiptare është bërë sikurse sofra, një rreth që na bashkon rreth flisë rrethore/diellore, pranë së cilës vendosen produktet e tjera, që nga tërhana e deri tek djathi i Sharrit”, ka thënë më tej Peci.

Tutje, ai ka theksuar se kulinaria shqiptare shquhet për pjekjen mbi zjarr, bylmetin origjinal dhe barishtet lokale.

“E kur këtyre u shtohet mikpritja shqiptare kjo kuzhinë bëhet unike në sofrën globale”, ka thënë Peci.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit