Në qytetin Asti të Italisë, ASSO Albania Piemonte dhe Qendra Kulturore “Margarita Xhepa” organizuan gjatë kësaj fundjave paradën e tretë me këngë dhe valle popullore nga të gjitha zonat e Shqipërisë, me titullin “Rrënjët e zemrës”.
Në këtë manifestim madhështor morën pjesë dhjetëra organizata kulturore, artistike dhe arsimore të shkollave shqipe në Itali, në mesin e së cilave edhe Shoqata Kulturore “Zëri Atdheut”, që vepron në qytetin Montebelluna.
Me iniciativën e shoqatës “Zëri Atdheut” është bërë përkthimi në italisht i romanit “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti, ku rreth 1000 kopjet e botimit të parë janë shpërndarë falas.
Në këtë paradë kuqezi në rrugët e qytetit italian morën pjesë grupet folklorike nga zona të ndryshme të Shqipërisë si dhe shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në qytete të tjera të Italisë.