Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeMuharrem Hasani dorëzon kandidaturën për kreun e BDI në Butel

Muharrem Hasani dorëzon kandidaturën për kreun e BDI në Butel

Vëllai i ish kreut të BDI-së në Çair, Beqir Hasanit, Muharrem Hasani ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të degës së BDI-së në Butel. Muharrem Hasani është zv.drejtor i Doganave të Maqedonisë.

Në arsyetimin e tij në facebook Hasani thotë se kandidatura e tij ka ardhur pas inkurajimit dhe insistimit të anëtarësisë që të merr përgjegjësi dhe me këtë, të jep kontribut duke rritur vlerat që BDI promovon vite me radhë. Ndërkohë për të udhëhequr degën e Çairit kandidaturë ka shpallur ish ministri i ekonomisë Bekim Nezir, ndërsa në Saraj akoma nuk ka një kandidat. Zgjedhjet për krerët e degëve të BDI-së do të mbahen më 2 korrik.

Të dashur miq e bashkëpartiakë,

20 vjet fitore në mbi 10 cikle zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim si pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka qenë dhe vazhdon të jetë krahë më krahë me doktrinën e Komandantit dhe Kryetarit Ali Ahmeti. Dhe, në gjithë shtrirjen e subjektit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Butelit gjithsesi se ka zënë dhe zë vend të rëndësishëm në fitoret tona.

Të nderuar,
Më 2 korrik do të kemi zgjedhje për drejtuesit lokal të Degëve të BDI-së, të bazuar në parimin demokratik “një anëtar – një votë”. Me këtë rast, dua t’Ju informoj se do të dorëzoj kandidaturën time për kryetar Dege të BDI-së në Butel. Kjo ka ardhur pas inkurajimit dhe insistimit të anëtarësisë që të marrë përgjegjësi dhe me këtë, të jap kontributin tim duke rritur vlerat që BDI promovon vite me radhë.
Me përgjegjësi të plotë, unë – Muharrem Hasani, kërkoj mbështetjen e të gjithë Juve – anëtarë të dashur, që të dielën e 2 korrikut, të votoni për kandidaturën time me qëllim që së bashku, të nxisim demokracinë, meritokracinë dhe përkushtimin dhe ta bëjmë Degën e BDI-së në Butel njërën ndër qendrat vendimmarrëse si në pushtetit lokal, ashtu edhe në pushtetin qendror.
Anëtari – elementi bazë i funksionimit të Degës, do të vazhdojë të mbetet parimi kryesor i yni.
Ballëlartë dhe falënderues për udhëheqësitë e deritanishme të Degës së Butelit, shpreh gatishmërinë që të marrë timonin e partisë në Butel dhe me këtë, bashkë me JU, ta vazhdojmë misionin e liderit tonë, z. Ali Ahmeti.

Na prift e mbara!
Me respekt,
Muharrem Hasani

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit