Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeMbi 300 trupa të regjimentit ‘Royal Yorkshire’ të Mbretërisë së Bashkuar stërvitje...

Mbi 300 trupa të regjimentit ‘Royal Yorkshire’ të Mbretërisë së Bashkuar stërvitje në Kosovë, së bashku me trupat tjerë të KFOR-it

KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinë operative me një nga njësitë rezervë të caktuara të NATO-s nga sot, më 18 shtator deri në fund të tetorit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të KFOR-it.

“Një kontingjent prej mbi 300 trupash nga regjimenti ‘Royal Yorkshire’ i Mbretërisë së Bashkuar do të vendoset përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se qëllimi i këtij ushtrimi është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it.

Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti do të ridislokohet dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Tutje thuhet se KFOR-i do të marr të gjitha masat e nevojshme për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rrjedhojë e lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në prag dhe gjatë këtij ushtrimi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit