sh prokurorja e krimit të organizuar, Villma Ruskovska në një deklaratë për Alsat thotë se departamenti i ri që u formua në kuadër të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit serioz nuk ka logjikë. Sipas saj, organi i akuzës që duhet të merret me ndjekjen e krimit të organizuar është paralelizëm me Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit që funksion si organ i akuzës veçmas. Ruskovska shton se krimi i organizuar ka mjaftë prokuror dhe resurse për të luftuar veprat penale që bien në kompetencë të tyre dhe se ideja për departament të ri nuk është arsyetuar mjaftueshëm. Prokuroria Publike ditë më parë njoftoi formimin e një departamenti të veçantë në kuadër të organit të akuzës i cili do t’i ndjek veprat e rënda penale të karakterit serioz dhe të ndërlikuar nga dënimet me burg të përjetshëm e deri tek veprat për shpërdorim me detyrën zyrtare.