BallinaKuriozitetePresidentja Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka...

Presidentja Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë

Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.  Ajo përmes një videoje

https://www.facebook.com/reel/1522659901952118?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës.

“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë.  Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani.

Ajo më herët deklaroi se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike “janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara