Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajme“Vrasje e mbetur në tentativë’’, Policia e Kosovës kërkon ndihmën për gjetjen...

“Vrasje e mbetur në tentativë’’, Policia e Kosovës kërkon ndihmën për gjetjen e dy problematikëve!

Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.

‘’Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur më 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Personat e dyshuar janë : Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj .

Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit