Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeKasami: Janë definuar detajet e fundit për rrugën Tetovë-Prizren! Deputetët pasi të...

Kasami: Janë definuar detajet e fundit për rrugën Tetovë-Prizren! Deputetët pasi të kthehen nga pushimi do ta ratifikojnë marrëveshjen

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se në bashkëpunim me qeverinë, do të mundohen që rrugën Tetovë-Prizren, ta realizojnë përmes tunelit prej 6 kilometrave, përcjell TV21. Kasami tha se ka opsion që fshati Vicë të lidhet me segmentin e kësaj rruge përmes një rruge ekzistuese.

“Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend. jeni të njoftuar që zv/minsitrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Ksovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderitmit të projektimit të tunelit. Unë mund të garantoj që për një pjesë të kësaj rruge do të ndahet buxhet nga komuna e Tetovës, por edhe në bashkëpunim me Ndërmarrjen Shtetërore, do të shohim që ky buxhet të jetë më serioz”, theksoi mes tjerash Kasami./tv21.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit