Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBërvenicë të Tetovës/ U ekspozuan makina në vlerë nga 5 mijë deri...

Bërvenicë të Tetovës/ U ekspozuan makina në vlerë nga 5 mijë deri në 800 mijë euro

Kishin ardhur nga gjitha qytetet e Maqedonisë. Nuk munguan as mërgimtarët me makinat e tyre luksoze në takimin vjetor të makinave në komunën e Bërvenicës në Tetovë, shkruan Alsat.

Kishte makina nga 5.000 euro e deri në 800.000 euro. Por më e veçanta e “Takimit të makinave”, ishte ky golf i serisë një. Datonte që nga vitet e tetëdhjeta, megjithatë, dukej i ri dhe i bukur.

“Vetura është e 81-shit. Vlerën e ka dhjetë mijë euro aq ka dal deri tani. Jam shoferi i parë i kësaj makine. Është makinë 2.0 golf një GTI. Ne në familje e kemi që nga 93-shi, dhe e kemi rregulluar krejt”, tha Muhamed Qamili, pronar i makinës.

Golf 1 ishte ndër më të vjetrat në këtë takim të veturave, por, vetëm disa metra më tej, ballë i bënte makina më e shtrenjtë dhe më luksoze. Drejtohej nga një mërgimtar. Elmedin Ramadani thotë se kjo makinë e plotëson atë si vozitës, por nuk mohon se mirëmbajtja kushton pothuajse sa dy makina të zakonshme në vit.

“Është Lamborgini uragan spider, janë 600 kuaj fuqi. Desha të marr ferarin por kjo më jepte më shumë adrenalinë. Krejt komplet kostoja më ka dalë 420.000 euro. Unë deri në 310 kilometra në orë e kam drejtu ma shumë jo”, u shpreh Elmedin Ramadani, pronar i makinës.

Ndërkohë Ajsha Alii nga Shkupi, drejtonte një Doxh amerikan me 300 kuaj fuqi.

“Është Dodge amerikan me 300 kuaj fuqi. Unë kam dëshirë të marr pjesë në këto evente të makinave të veçanta. Çmimi i kësaj makine është 30.000 por e mbajmë se nuk e vozisin gjithnjë por vetëm kur ka evente”, theksoi  Ajsha Alii, pronare e makinës.

“Makina është origjinale kështu old timer. Më pëlqen shumë dhe e ruaj që prej dy vitesh. Është e vitit 1988 por ka vetëm 95.000 km.  Është shumë i ruajtur. E kam paguar 5000 por se shes s’ka vlerë që e paguan. Kam ardhur me këtë nga Gjermani. E kam për qejfi s’ka para që ma paguan”, tha Dritan Salii, pronar i makinës.

Në këtë ngjarje Zajko Alimi nga fshati Siniçan ishte atraksioni i mbrëmjes. Motori i tij Suzuki, kishte zhurmë unike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit