Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeNënshkruhet tenderi i kompresorëve për sallat kirurgjike në Qendrën Klinike

Nënshkruhet tenderi i kompresorëve për sallat kirurgjike në Qendrën Klinike

Ministria e Shëndetësisë e ka nënshkruar tenderin e kompresorëve për sallat kirurgjike në Qendrën Klinike. Ministri Arben Taravari thotë se kompresorët që nuk punojnë maksimum deri në fund të dhjetorit do të vihen në funksion. Ndërkohë, shton se ndërkohë do të shohin mundësitë që të organizohen me spitalin “8 shtatori” dhe spitalin e qytetit që të kordinohen për operacionet urgjente.

“Tashmë është publikuar tenderi për kompresorët që nuk punojnë. Koha maksimale deri kur do të përfundojnë dhe të kthehen në gjendje funksionale, shpresoj që të jetë fundi i dhjetorit. Ndërkohë ne do të insistojmë që sa më shpejtë që mundet të përfundoj dhe të vihen në funksion sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike Shkup”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit