Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani – Guerot: U fol për zhvillimet e fundit dhe anëtarësimin e...

Osmani – Guerot: U fol për zhvillimet e fundit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë i presidencës:
“Presidentja Vjosa Osmani ka takuar dje, ambasadorin francez Olivier Guerot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës franceze, Olivier Guerot.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit