Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeDurmishi nisi detyrën e ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës: Për...

Durmishi nisi detyrën e ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës: Për bizneset do të krijojmë klimë sa më të volitshme për zhvillim dhe investime

Besar Durmishi ka nisur detyrën e ministrit për Ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Ai përmes një njoftimi theksoi se prej sot do të filloj të zbatoj me përpikshmëri çdo premtim ndaj qytetarëve, çdo pikë të programit të VLEN-it dhe programit qeveritar.

“Rrugëtimi i ri sapo filloi. Besimin e popullit do e shndërrojmë në VEPRIM e shumë punë të palodhshme.

Nga sot do të fillojmë të zbatojmë me përpikshmëri çdo premtim ndaj qytetarëve, çdo pikë të programit të VLEN-it dhe programit qeveritar.

Qytetarët presin jetë më të mirë e të denjë. Ne angazhohemi që të kthejmë besimin e popullit në institucione dhe të dëshmojmë se populli VLEN.

Fillojmë me premtimin që çdo qytetar të ketë vend të garantuar të punës sipas profilit të tij profesional dhe me pagë sa më të lartë.

Të hapim sa më shumë vende të reja të punës, të cilat do të mbajnë rininë në vendlindje duke pasur një jetë sa më të mirë e dinjitoze.

Për bizneset do të krijojmë klimë sa më të volitshme për zhvillim dhe investime. Do të lehtësojmë procedurat administrative. Kompanitë vendase do të subvencionohen që të kthejnë në vendlindje edhe kuadrot më të mirë që kanë braktisur vendin, ndërsa për kompanitë e huaja do të sigurojmë rrethana sa më lehtësuese për investim dhe konkurrencë korrekte.

Popolli nuk meriton zhvatje e denigrim, por meriton suksese e ardhmëri të sigurt. Kalojmë në Veprim!”, theksoi Durmishi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit