Pas zgjedhjeve të majit, a pritet të mbyllet dilema që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti të largohet nga skena politike.Bashkëpunëtorët e tij në biseda joformale e konsiderojnë si figurë kyçe që i duhet politikës.
Por, burime jozyrtare pranë kreut integristë thonë se ai mund të tërhiqet nga drejtimi i këtij subjekti, por jo edhe nga skena politike.Këtë e bëjnë të ditur për INA, burime pranë strukturave të larta partiake të BDI-së.
“Deri tani nuk ka diçka të tillë. Nuk përjashtohet mundësia që kryetari Ahmeti të tërhiqet nga kreu u partisë, por megjithatë do jetë aty si figurë kyçe dhe kryetar nderi”, tha për INA një burim partiak.Për t’i prirë këtij subjekti në kombinim janë disa emra si Bujar Osmani, Fatmir Dehari apo edhe emra tjerë.
Ahmeti gjatë fushatës iu përgjigj oponentëve politik që thonin se ai duhet të pensionohet nga politika. Një përgjigje të tillë ia kishte kthyer edhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.“Po e përkujtoj Kristijanin që…si Kristijani deri tash unë nja 9 i kam çuar në pension”, kishte theksuar Ahmeti në një intervistë për TV21 para fillimit të fushatës zgjedhore.Ahmeti në janar të këtij viti ka mbushur 65 vjet. Ndërsa më shumë se 22 vite si themelues i BDI-së. (INA)