Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeNdryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive sot në Kuvendin e RMV-së

Ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive sot në Kuvendin e RMV-së

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski.

Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi duhet në mënyrë plotësuese ta vërtetojë mandatin e kandidates për deputete nga Njësia e gjashtë zgjedhore, Imërlie Saliu-Fetai pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në këtë njësit zgjedhor. Verifikimi fillimisht duhet të kalojë në Komisionin kuvendor të verifikimit.

Në elaborimin për ndryshimet e propozuara dhe plotësimin e Ligjit për organizim të organeve të administratës shtetërore është theksuar se qëllimi është riorganizimi i ministrive dhe organeve të maturës shtetërore, në mënyrë që do të mundësojë funksionimin e tyre të drejtë, mospërputhjen e kompetencave dhe linjën përkatëse të llogaridhënies në bazë të treguesve të definuar paraprakisht të suksesit në punën e institucioneve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit