Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeVotimi i ministrive të reja – Shumica në ardhje s’i ka 80...

Votimi i ministrive të reja – Shumica në ardhje s’i ka 80 vota!

Shumica në ardhje akoma nuk i ka 80 votat e nevojshme për ndryshimin e Ligjit për punën dhe organizimin e organeve shtetërore.

VMRO-DPMNE-ja pret mbështetje, duke deklaruar se së shpejti pritet që propozim-ligji të arrijë në Kuvend, shkruan Alsat.

Si fillim duhet themeluar trupat punues të Kuvendit, mbi të gjitha Komisioni për sistem politik dhe Komisioni juridik-ligjvënës.

“Jemi afër fundit të zgjidhjes ligjore dhe ditëve në vijim presim të dorëzohet zyrtarisht. Me të njëjtin do t’i njoftojmë kolegët nga grupet e tjera parlamentare, mediat dhe opinionin. Presim të kemi mbështetje nga të gjithë për atë që do të cilësohet si produkt për të gjithë qytetarët në periudhën e ardhshme”, tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

VLEN vlerëson se mbështetje duhet të japin të gjithë deputetët pasi ndryshimet që duhet bërë janë të domosdoshme për funksionim efikas të organit ekzekutiv dhe administratës shtetërore.

“Besojmë se do të japin përkrahje edhe partitë opozitare, LSDM-ja dhe Fronti Evropian. Është në drejtim të funksionalitetit dhe planifikimeve për funksionim të ri në përputhje me planet programore. Ky është qëllimi dhe esenca dhe besojmë se do të kalojë në Kuvend”, u shpreh Halil Snopçe, Deputet i VLEN.

Fronti Evropian thotë se këto janë kërkesa të VMRO-DPMNE-së për t’i de-faktorizuar shqiptarët dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesin zgjidhjen ligjore.

“Bëhet fjalë për një ligj për zhveshje të disa institucioneve që i shërben vetëm agjendës së VMRO-DPMNE-së dhe vazhdon zhveshja dhe defaktorizimi i kuadrove shqiptar jo legjitim që do të udhëheqin në dikasteret në një Qeveri jo legjitime”, theksoi Blerim Bexheti, Deputet i Frontit Evropian.

LSDM-ja është e rezervuar. Pa e parë propozim-ligjin nuk mund të flasin për mbështetje pa rezervë ose mos mbështetje pa arsye.

“Së pari duhet zgjidhja ligjore të arrijë në Kuvend. Mbështetje e padukshme ose mos mbështetje nuk mund të jepet. Duhet ta shohim çfarë shkruan në to, çfarë thuhet, cili është teksti dhe mbi bazën e këtyre parimeve do të sjellim vendim si parti dhe grup parlamentar nëse do t’i mbështesim ose jo” , tha Oliver Spasovski, Deputet i LSDM-së.

Në koordinimin e mbajtur tek kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë politike në Kuvend. Në takim është biseduar për ndarjen e trupave punues dhe miratimin e ligjeve sistematike para propozimit për Qeverinë e re./ Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit