Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë...

Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra.

“Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni dhe fillon shpërndarja e Frontit Europian. Pra unë mund ta them sonte që veç më nga ato 18 deputet 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re. Nuk do i përmendi sonte emrat, mirëpo aty ka dy parti turke, edhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet 4 vite në opozitë, ato veten e shohin në qeverinë e ardhshme. Ka edhe disa deputet të tjerë që janë me Ahmetin që nuk i lidh asgjë, në të kaluarën kanë luftuar kanë bërë atentat njëri tjetrit kanë shkaktuar viktima te shqiptarët, kanë shkaktuar pasoja të rënda dhe vetëm janë bashku që të shpëtojnë dhe të jenë pjesë e qeverisë, pra misioni ka dështuar”, tha Izet Mexhiti në A2CNN me Alba Alishanin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit