Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeMemetit iu caktuan masa kujdesi, deklaroi që nuk ka biseduar me gjykatësin...

Memetit iu caktuan masa kujdesi, deklaroi që nuk ka biseduar me gjykatësin që u kap në flagrancë duke marrë mito

Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masa kujdesi anëtarit të Këshillit të Prokurorëve dhe ish Avokatit të Popullit Ixhet Memeti, i cili është i dyshuari i dytë në hetimin e Prokurorisë në lidhje me lëndën ku gjykatësi suprem Naqe Georgiev u kap duke marrë mito në vlerë prej 10.000 eurosh me qëllim që t’ia lehtësojë pozitën në procedurën penale kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike.

Memeti, pas caktimit të masave, të cilat Prokuroria kërkoi t’i merret parasporta dhe t’i ndalohet dajlja nga shteti me letërnjoftim, por edhe të paraqitet në gjykatë, tha se në interes të procedurës nuk dëshiron të flet për lëndën.

“Gjykata miratoi vendim për masa të kujdesit, tjetër nuk dua të flas dhe ajo është punë e mirë pasi që është në interes timin dhe të opinionin sa më shpejtë organet ta mbarojnë procedurën”, tha Memeti.

Në pyetje të gazetarëve, Memeti tha se nuk e njeh djalin e Stojçevit, i cili ia ka dhënë paratë gjykatësit Georgiev.

Ai gjithashtu tha se nuk ka qenë në dijeni se Georgiev do të marrë para nga djali i Stojçevit, ndërkaq nuk ka komunikuar në Ëatsap me gjykatësin për këtë lëndë.

“Unë njihem me krejt prokurorët dhe gjyqtarët, mirëpo për këso gjërash nuk kam biseduar asnjëherë. T’ia lëmë organeve të vendosin”, tha Memeti.

Memeti gjithashtu tha se sot Prokuroria nuk ka prezantuar prova për lëndën, por vetëm është vendosur për masën.

Gjatë ditës së djeshme, Memeti tha se ndjehen i pafajshëm për lëndën në fjalë.

Ndryshe, sipas elementeve dhe provave mbi të cilat bazohen dyshimet e Prokurorisë së krimit të organizuar, Georgiev dhe Memeti kanë kërkuar 10.000 euro shpërblim për ndikimin e tyre.

Në momentin kur është arrestuar Georgiev, Memeti nuk ka qenë prezent, por kallëzimi i krimit të organizuar thotë se ai ka zhvilluar biseda telefonike dhe video thirrje me Georgievin dhe djalin e Stojçevit për të garantuar në këtë mënyrë se autoriteti i tij do të hyjë në funksion për marrëveshjen me prokurorinë dhe shqiptimin e dënimit më të ulët se sa parashikonte gjykata.

Memeti njëherësh paraqet profilin më të lartë të një juristi në Maqedoni të Veriut.

Ai ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Biografia e tij juridike flet për përfaqësim në çdo instancë, ekzekutive, ligjvënës, por edhe si njeriu i parë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. /Suad Bajrami

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit