Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Click Plus në TV21 tha se në këtë moment është më se e nevojshme tryeza e përbashkët shqiptare.
“A ju kujtohet sa gjatë kam fol për tryezën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, për këto momente kjo tryezë është e nevojshme. Këto janë momentet me të cilët ndodhemi edhe si faktor politik, edhe fituesit edhe humbësit edhe Fronti Europian edhe VLEN-i të gjithë bashkë i japin më kuptim legjitimitetit të shqiptarëve”, deklaroi mes tjerash Ziadin Sela.
Ai gjithashtu tha se Fronti Europian ka marrë votë që të mbrojë votën e qytetarëve. Sela mes tjerash tha se dikush ka marrë vota në emër të satanizmit.
“Nuk është kërcënim publik të mbrojsh të drejtën e shenjtë të shqiptarëve për të votuar, për të vendos për ardhmërinë e tij, të familjes së tij. Kjo nuk është shantazh, është e drejtë legjitime e tij që ai të vendos me votë dhe është e drejtë legjitime që të dal të mbrojë votën në momentin që dikush tjetër ka marrë vota në emër të satanizmit, në emër të shkeljes të të drejtave dhe të vazhdojë të ia shkel edhe të drejtën elementare të shprehur me votë, është e drejtë që të dalësh dhe ta mbrojsh votën”, tha Ziadin Sela.