Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajme“VLENI NUK VLEN”, “SELIA E BDI-SË JEPET ME QIRA!”: SA ISHTE PREZENT...

“VLENI NUK VLEN”, “SELIA E BDI-SË JEPET ME QIRA!”: SA ISHTE PREZENT HUMORI GJATË FUSHATËS PARAZGJEDHORE?

Edhe pse zgjedhjet ishin të lodhshme dhe me mjaft tension, humori, satira dhe ironia nuk kanë munguar gjatë fushatës parazgjedhore. Madje kanë qenë prezente me bollëk, ndonjëherë duke ia kaluar edhe pjesës serioze të fushatës.

Varësisht prej rezultateve, ka qenë edhe niveli i disponimit për humor në llogari të kundërshtarit, tek njëri apo kampi tjetër politik, shkruan Zhurnal. Disponimi për tallje me kundërshtarin tek BDi dhe Fronti Evropian e arriti kulmin pas shpalljes së rezultateve nga rrethi i parë. BDI si duket para kohe e pa veten fitues të përgjithshëm dhe menjëherë filloi të krijoojë eufori fituese, me humor dhe me dozë tallëse ndaj kundërshtarëve.

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, që i takon koalicionit “Fronti Evropian” ka ironizuar me kundërshtarët duke thënë “A vlen a s’vlen? “A vlejnë apo nuk vlejnë? të ju japim një mundësi. Dhe në fund, përfundimi i statusit në Facebook është “Fitorja historike është e jona, jo e atyre”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova pas raundit të parë zgjedhor.

Ironia e Zendelit-Bilallit “nuk vlejti”, sepse ajo nuk arriti të siguron mandat të ri si deputete.  Por humorini në llogari të kundërshtarëve e vazhdoi edhe zëvendës kryeministri i parë në largim, Artan Grubi.

Grubi fillimisht xhiroi një video-selfie me Omer Bunjakun, ku në stilin e Noizit kërkonin nga Izeti (Mexhiti) që t’i marë valixhet dhe të shkojë tek shpija. Më pas organizuan një pres konferencë te komuna e Çairit, ku përfaqësuesit e Frontit të udhëhequr nga Grubi, mbanin valixhe si simbolikë se në këtë komunë duhet ndryshim.

Mexhiti nuk u mor shumë me këto ngacmime tallëse në llogari të tij dhe nuk doli me ndonjë përgjigje direkte. Përgjigjen e dha më 8 maj kur përmyti rezultatin në Çair dhe në njësinë e parë zgjedhore, shkruan Zhurnal. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare shkaktoi heshtje tek BDI, kurse përfaqësuesve të kësaj partie u humbi sensi për humor. Nga ana tjetër, disponimi për humor mori hov tek PR-i dhe simpatizuesit e koalicionit VLEN, të cilët jo vetëm që festuan, por përgjigjën edhe me një foto-montazh ku Artan Grubi duket i kërrusur dhe i ngarkuar me valixhe.

E pas fillimit të bisedave për koalicionin qeveritar, u paraqit edhe një foto montazh tjetër, ku thuhet se selia e BDI-së “shitet ose ipet me qira”.

Fushata ka mbaruar, por polemikat nuk ndalen as pas zgjedhjeve. Ndërkohë që disponimi ndryshon varësisht prej zhvillimeve ditore politike. Me rëndësi është të kemi shkak për të qeshur, sepse kush qesh nuk mendon keq, thotë fjala e urtë popullore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit