Duke shikuar vitet e qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, një ndër figurat më të privilegjuara të kësaj partie duket që është fugura e Fatmir Besimit!
E çuditshme pasi shikon funksionet publike që Besimi ka ushtruar, ke përshtypje se në Maqedoninë e Veriut nuk ka njeri tjetër të aftë për ta zëvendësuar!
Fatmir Besimi ka kryer një numër të madh të funksioneve shtetërore dhe publike. Për dy mandate është zgjedhur si Zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane – për here të parë prej muajit mars të vitit 2013 deri në muajin maj të vitit 2014 dhe për here të dytë nga muaji qershor i vitit 2014 deri në muajin mars të vitit 2016. Për dy mandate është zgjedhur si Ministër i Ekonomisë nga dhjetori i vitit 2004 deri në qershor të vitit 2006 dhe nga gushti i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2011. Funksionin Drejtor i Ndërrmarjes Publike për Shërbime të Aeoportit e ka realizuar nga nëntori i vitit 2002 deri në gusht të vitit 2003.
Ka realizuar edhe angazhime tjera qeveritare. Ka qenë bashkëudhëheqës me Këshillin për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë nga giushti i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019, Këshilltar special i Kryeministrit nga gushti i vitit 2017 deri në prill të vitit 2019, bashkëudhëheqës i Komitetit Nacional, Koordinator Kombëtare për Ipa, Koordinator për Instrumentin për Ndihmën e Para-Anëtarësimit dhe Mbështetjes Financiare Bilaterale në nivel Kombëtar si Zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, si dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare si Ministër i Mbrojtjes.