Replikë për Bujarin dhe dy shumicat:
Do t’i kisha thënë z. Bujar Osmani të mos shqetësohet sepse qeveria e re pa BDI-në do të jetë pikërisht qeveri e dy shumicave.
Shumicën shqiptare në këto zgjedhje e përfaqëson koalicioni VLEN, jo koalicioni multietnik ‘Fronti europian’. Prandaj, mos e manipuloni opinionin, dhe më me rëndësi, mos kërcënoni, sepse kërcënimi nuk është gjuhë e politikanëve europianë.
E nëse z. Osmani mendon se duhet t’ia shtjelloj në detaje Marrëveshjen e Majit, jam i gatshëm që edhe këtë ta bëj në çdo kohë. Për dallim prej tij, i cili në atë kohë bënte karrierë si kirurg, unë kam bllokuar udhëkryqet, kam protestuar, dhe jam përplasur me politikanin e tij të preferuar të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Por, nëse Bujari mendon se është njësoj të negociosh të drejtat e shqiptarëve dhe lirinë e Gruevskit, kjo flet për derexhen ku është katandisur BDI dhe për këtë ilaçi i vetëm është vota e shqiptarëve për opozitën me 8 maj.
Qeveria e ardhshme reformuese me mandat të plotë 4 vjeçar do të jetë stabile me mbi 70 deputetë, me shumicë të badinterit, pa BDI dhe pa Levica e Desnica.