Thursday, November 28, 2024
spot_img
BallinaLajmeÇfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Nga Fatos Rushiti/INA

Partitë politike kanë betonuar menjëherë pozicionet plitike pas rezultait që morën në zgjedhjet presidennciale.
Këto dhjetë ditë që kanë mbetur deri në heshtjen zgjedhore po pritet një garë e nxehtë politike në kampin shqiptar mes Frontit Evorpian dhe Koalicionit opozitar VLEN.

Ky rivalitet i madh mes dy kampeve politike shqiptare vjen pasi lideri i VMRO-së Kristijan Mickoski ishte i prerë sa i përket koalicionimit me partenrin shqiptar duke uruar Arben Tarvarin për rezultatin zgjedhor dhe duke e ftuar për qeverisje të përbashkët. Nga ana tjetër Arben Taravari ishte më i kujdeshëm në përgjigjen e tij duke thënë se pas zgjedhjeve do të udhëhiqen nga interesi kombëar i shqiptarëve dhe nga nevoja urgjente për pastrimin të Qeverisë nga korrupsioni.

Ai sikurse bashkë partneri i tij i koalicionit Bilall Kasami që konfirmoi qëndrimin e tij se do të qeverisin me VMRO-në po kalkulojnë të thirren tek elektorati eskluziv shqiptar duke ia lënë të drejtën e përvetësimit të elektoratit jo shqiptar BDI-së me romë, turqë dhe minoritete tjera.
Nga ana tjetër eksponentë nga BDI si Rafis Haliti menjëehrë dolën me qëndrime kundrejt elitave politike shqiptare duke i sugjeruar të kenë kujdes se si do të notojnë në Oqeanin e trazuar të Mickoskit dhe Siljanovskës dhe duke i kujtuar rivalëve politik se ishte pikërisht Mickoski që kishte qëndrime të forta kundër të drejtave të avancuara të shqiptarëve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

BDI si duket do të tentojë të çojë më tej rezultatin zgjedhor dhe që në fillim paralajmëroi të forcojë publikisht figurën e Ali Ahmetit duke iu dhënë çmimi i nderit nga Bashkia e Tiranës konkretisht nga kryetari saj Erion Veliaj. BDI po llogarit të forcojë opinionin krah tyre në Kosovë dhe Shqipëri duke i mëshuar më tej minimizimit të figurës së Albin Kurtit dhe ndikimit të tij në Maqedoni të Veriut me rezultatin e mirë të presidencialeve.
Por edhe VLENI-i opozitar duke e lexuar BDI-në që po bën luftë të ashpër mediale në hapësirat shqiptare menjëherë ka nisur takimet e drejtpëdrejta me elektoratin në terren. Bilall Kasami lideri i Lëvizjes BESA që dje doli t’i vizitojë fshatrat në Malësinë e Tetovës.

Si duket ndoshta i vetmi Bilall Kasami nga pesë liderët e VLEN ka lexuar më së miri mesazhin e zgjedhjeve presidenciale ku kandidati i BDI-së pati një epërsi që nuk duhet injoruar ndaj kandidatut të tyre presidencial. Jo rastësisht ai ishte i pari që mori bajrakun që pas orës 21 kur dolën rezultatet ti përgjigjet ashpër BDI-së dhe të ftojë elektoratin e tyre të mobilizohet për triumf në zgjedhjet parlamentare.

Por si do të rrjedhë më tej gara politike dhe kush me kë do të bashkohet për votën presidenciale

Risi në zgjedhjet presidenciale ishte partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit e cila domnoi LSDM-në në njësinë e dytë zgjedhore dhe pati një rezultar të mirë edhe në njësitë tjera duke shkuar në mbi 80 mijë vota. Lideri i kësaj partie bëri të qartë se nuk do të koalicionojë me LSDM-në dhe BDI-në që në një mënyrë ishte bumerang për BDI-në . Kjo e fundit, duke e parë LSDM-në të lodhur dhe të pa shpresë për një rezultat të mirë zgjedhor, po përgatitet për të dalë në opozitë por që pritet të luftojë edhe më ashpër për të marrë sa më shumë deputetë që të prish evntualisht matematiikat e pushtetit në të ardhmen
Nëse i referohemi rezultatit të zgjedhjeve presidenciale VMRO-VLEN-ZNAM me gjasë mund të krijojnë një shumicë stabile.
Por që të ndodh kjo duhet kujdes sentimental. Në kuptimin e asaj që kandidatja për presidente Gordana Siljanovska dhe Kristijan Mickoski duhet të joshin elektoratin shqiptar deri në një masë që të mos rrezikojë që shqiptarër të votojnë unanimisht Pendarovskin me qëndrime eventuale kundër avancimit politik dhe kushtetues të shqiptarëve. Pozicionimi i Dimitreievskit do të jetë vendimtar për fitore të Gordana Siljanovskës pa mos e mohuar edhe orinetimin eventual të një pjese të elektoratit shqiptar pro saj.

Çfarë mësuam e do të mësosjmë në këto zgjedhje?

Nga presidencialet mësuam se VMRO është një faktor i pamohueshlm dhe totalisht i paevitueshëm në terrn. Duke e ditur se VMRO ishte më dorështrënguar ndaj avancimit të të drejtave të shqiptarëve në të kaluarën se sa ishte LSDM këto tetë vite me BDI-në me pozicione të larta shtetërore deri dhe tek udhëheqja me Qeverinë por që mbeti vetëm në përfitim të BDI-së e jo edhe aq të shqiptarëve, partitë shqiptare opozitare duhet të bëjnë një kontratë plitike me VMRO-në. Kjo do të thotë se jo vetëm për të bërë ndryshimet kushtetuese qoftë edhe me ndonjë modifikim eventaul të marrveshjes me Bullgarinë sa për të kënaqur egon e elektorarit të tyre, por të bindin VMRO se një Qeveri më shumë me përbërje të eskpertëve do t’i bënte mirë shtetit dhe shoqërisë se sa të lavdërohen me pozita të larta politike si BDI me barkun plot të figurave partiake por me barkun thatë të shqiptarëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit