Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeIzet Mexhiti në takime me banorët e Karshiakës: Tradita VLEN

Izet Mexhiti në takime me banorët e Karshiakës: Tradita VLEN

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti me bashpunëtorë, sot ka qëndruar në vendbanime të Karshiakës ku është takuar me banorët e vendit.

Ata kan qëndruar në një shtëpi me Odë tradicionale në Koliçan të epërm ku është biseduar për themelimin e shtëpisë së kulturës me qëllim të ruajtjes së trashigimisë kulturore në vend, ka theksuar Mexhiti.

Më pas takimet me banorë kan vazhduar në Koliçan të Poshtëm ku kan biseduar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane, dhe zgjidhjen e tyre.

Ja postimi i plotë:

Sot vizituam vendbanimet e Karshiakës, duke filluar nga Koliçani ku dhe u takuam me banorët e vendit.

Qëndruam në një shtëpi me Odë tradicionale në Koliçan të epërm, biseduam për themelimin e Shtepisë së Kulturës me qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend.
Me banorët biseduam edhe për zhvillimin e turizmit rural si dhe zhvillimin e blegtorisë.

Vazhduam me vizitë në Koliçan të poshtëm, ku takuam banorët me të cilët diskutuam për sfidat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Tradita VLEN

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit