Pas sulmit të brënshëm, Irani ka paralajmëruar Izraelin, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve dhe se hapat e tyre të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo ndodh, shkruan CNN.
“Nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi gjatë natës”, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri.
Gjithashtu, Irani paralajmëroi Uashingtonin se mbështetja e Izraelit për hakmarrje do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.