Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKonfirmohet arrestimi i mjekut Betim Morina i dyshuar për kanosje, po ruhet...

Konfirmohet arrestimi i mjekut Betim Morina i dyshuar për kanosje, po ruhet në QKUK nga Policia

Mjeku i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Betim Morina, është futur sërish në telashe. Disa muaj pas arrestimit për rastin e përleshjes, i njëjti ka përfunduar sërish në pranga të Policisë. Këtë herë, ai dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një zyrtare të kësaj qendre, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin është deklaruar edhe Policia dhe është konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj Morinës.

Ky i fundit, ashtu siç raportoi mbrëmë Sinjali, ka kërkuar tretman mjekësor dhe tashmë në ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

“”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim te te cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

I dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te mëtutjeshëm dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm”.

Siç merr vesh Sinjali, Morina është prangosur, nën dyshimet se e ka kërcënuar një zyrtare në këtë institucion, pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lidhet me kontratën e punës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtoreshën e QKTGJ-së, Bukurije Zhubi, por e njëjta nuk është përgjigjur as në telefonatat e as në pyetjet e redaksisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit