Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Njerëz nga India dhe Nepali duan të vijnë të punojnë në...

Osmani: Njerëz nga India dhe Nepali duan të vijnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani vlerëson se arsimi i mesëm obligativ po e dëmton tregun e punës, përcjell TV21. Osmani thotë se theks të veçantë duhet të vendoset te arsimi i mesëm profesional, respektivisht që ncënësit pas mbarimit të shkollës fillore, të profilizohen për industri të caktuara.

“Shteti të subvencionojë kompanitë, që kompanitë ta bëjnë mentorimin. Mentorët të jenë nga kompanitë”, tha mes tjerash Osmani.

Ai theksoi se investitorët e huaj po hasin në probleme në gjetjen e punëtorëve adekuatë në Maqedoninë e Veriut.

“Më bëjnë presion mua që të lejoj të vijnë nga Nepali, të vijnë nga India, nga Pakistani dhe Ambasada jonë në Nju Delhi është përplot kërkesa të njerëzve nga India, Nepali për të ardhur këtu, për shkak se i kërkon industria dhe nuk i gjen si profesionistë të asaj industrie këtu në vend”, tha mes tjerash Osmani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit