Nga dita e djeshme rezulton e zhdukur në vajzë 20 vjeçare. Bëhet fjalë për Enkeleda Çela nga Shqipëria, studente me qëndrim të përkohshëm në Shkup.
Ministria e Brendshme konfirmon se me datë 30 mars në ora 10:30 në stacionin policor “Petrovec” personi G. T. denoncoi se 20 vjeçarja nga Shqipëria është larguar nga shtëpia e saj ku banonte. Nga policia thonë se janë ndërmarrë masat për gjetjen e personit. Kërkimi aktualisht bëhet brenda vendit. Autoritetet bëjnë thirrje që nëse dikush e sheh vajzën e cila ka flokë të kuqe-kafe, afërsisht 1,6 metra e gjatë, e peshës rreth 55 kilogram, me proteza në dhëmbët e sipërm menjëherë të lajmërojnë policinë. Shoqja e saj, e cila apelon përmes rrjeteve sociale, shkruan se herën e fundit Enkeleda Çela është parë mëngjesin e së shtunës në një pikë të karburantit në lagjen Ilinden të Shkupit.