Vrau partneren rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali
Shtetasi i Shqipërisë Avni Meçja është dënuar me 24 vite burg në Bolzano të Italisë, i akuzuar për vrasje të rëndë të shumëfishtë për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor 2022.
Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm por avokati mbrojtës i Meçjas kishte kërkuar njohjen e rrethanave të përgjithshme lehtësuese (të lidhura me rrëfimin, bashkëpunimin me hetuesit dhe dëmshpërblimin ndaj djalit të viktimës) me rrethanat rënduese të kontestuara.
Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm për përndjekje) të barasvlershme me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit) dhe urdhëruan dëmshpërblimin prej 320 mijë eurosh në favor të djalit të viktimës dhe bashkëshortit, nga i cili ajo ishte ndarë.
Dy vjet para vrasjes, Meçja ishte denoncuar për keqtrajtim nga rumunia./abcnews.al