Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeZejd Rexhepi: Po hapet një kapitull i quajtur Front Europian që do...

Zejd Rexhepi: Po hapet një kapitull i quajtur Front Europian që do të jetë bartës i ndryshimeve

Nënshkrimin e marrëveshjes për koalicionim me BDI-në, kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi e ka quajtur si ditë historike.
Sipas tij, sot hapet një kapitull i quajtur Fronti Europian e që tha ai, do mbahet mend gjatë kohë në historinë, sepse ky front do të jetë bartës i ndryshimeve dhe standardeve jetësore.
“Po ky front do të jetë një sihariq se megjithatë ne shoqëria jonë në përgjithësi pa dallime etnike do të jetë në një rrugëtim të mirë dhe pa dyshim në rrugëtimin europian. Ky front evropian është një nisëm që do të jetë me këmbë të mbarë dhe do të dëshmoje se ne i kemi synimet në punë dhe vepra afatgjate”, tha Zejd Rexhepi nga Lëvizja Populli, raporton SHENJA.
Rexhepi tha se ndryshimin e bëjnë ata të cilët dinë të rreshtohen në kohën e duhur, momentin e duhur dhe me programin e duhur zgjedhor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit