Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë Listën zgjedhore do të shënohen të gjithë qytetarët që i kanë...

Në Listën zgjedhore do të shënohen të gjithë qytetarët që i kanë mbushur 18 vjeç

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Kodin zgjedhor, parashihet që në Listën zgjedhore të regjistrohen të gjithë qytetarët të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeçare përfundimisht me ditën e zgjedhjeve, konform me aktin për shpalljen e zgjedhjeve, të cilët kanë vendbanim në territorin e shtetit. Me to parashikohen edhe risi të tjera, por një nga më të rëndësishmet është se qytetarët do të mund të votojnë me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve. Në diasporë do të organizohet votimi për zgjedhjet presidenciale, por për të votuar në zgjedhjet parlamentare nevojiten 5355 aplikime të pranuara nga qytetarët tanë jashtë vendit.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska, deklaroi se kjo do të thotë se të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën madhore dhe që më 8 maj të vitit 2024 do të mbushin 18 vjet, do të regjistrohen në certifikatat e Listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Ndërsa për zgjedhjet presidenciale, në certifikatat e Listës zgjedhore do të regjistrohen qytetarët që kanë mbushur moshën madhore në datën 24 prill si datë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Cetifikatat e njeta nga Lista zgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të vlejnë edhe për rrethin e dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 maj të këtij viti”, theksoi Guguçevska.

Për sa i përket identifikimit të votuesve, siç thekson ajo, të gjithë ata që do të regjistrohen në Listën zgjedhore do të duhet në listën zgjedhore të mund të identifikohen me një lloj dokumenti para këshillave zgjedhorë.

Zëdhënësja e KSHZ-së sqaron se duke pasur parasysh se dita e zgjedhjeve konsiderohet si ditë sipas aktit për shpalljen e zgjedhjeve, për zgjedhjet presidenciale dita e zgjedhjeve në të cilën mbahen zgjedhjet është 24 prilli, kjo do të thotë se personat që janë regjistruar në certifikatat për 24 prill, do të regjistrohen në certifikatat e Listës zgjedhore për rrethin e dytë të datës 8 maj.

“Ata që do të mbushin 18 vjeç në periudhën prej dy javësh ndërmjet zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, do të regjistrohen në certifikatat e Listës zgjedhore vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thotë Guguçevska.

Që të ushtrohet e drejta, votuesi duhet të identifikohet me një lloj dokumenti, thotë ajo.

Më 18 mars skadon afati për kontrollimin e votuesve në Listën zgjedhore si dhe për regjistrimin e votuesve në diasporë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më 14 mars, në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit verifikim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore kanë kryer 4859 persona. Shtatë persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 19 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe pesë persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Në mënyrë elektronike deri më 14 mars të vitit 2024, janë kontrolluar gjithsej 22.122 qytetarë. Janë dorëzuar 25 kërkesa për ndryshim të të dhënave, gjashtë kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 10 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën zgjedhore.

Nga KSHZ-ja apelojnë që qytetarët të kontrollohen në Listën zgjedhore, përkatësisht nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshim, futje ose fshirje të të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, që ta bëjnë këtë deri në afatin e caktuar.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, deri më tani kanë arritur gjithsej 1451 aplikacione, prej të cilave 1101 janë pranuar, 159 janë refuzuar dhe 191 nuk janë proceduar.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Guguçevska, sqaron se pavarësisht se sa kërkesa për votim në diasporë pranohen, votimi për zgjedhjet presidenciale do të organizohet, por për organizimin e votimit për zgjedhjet parlamentare është e nevojshme të regjistrohen së paku 5.355 votues në të gjitha 52 përfaqësitë konsullore apo zyra diplomatike jashtë vendit.

Për zgjedhjet parlamentare, shpjegon ajo, deputetët zgjidhen edhe në njësinë zgjedhore jashtë vendit sipas modelit proporcional, pra këtu ka një kusht tjetër, si një lloj regjistrimi. Për t’u zgjedhur, një deputet i njësisë zgjedhore 7 duhet të fitojë të paktën të njëjtin numër votash si deputeti me numrin më të vogël të votave në territorin e shtetit të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Për këto zgjedhje ky numër është 5.355. Domethënë, të paktën 5.355 votues duhet të jenë të regjistruar në të 52 përfaqësitë konsullore apo zyrat diplomatike jashtë vendit për të organizuar zgjedhje të tilla në radhë të parë. Dhe për një kandidat duhet të votojnë së paku 5.355 votues që ai të zgjidhet”, tha Guguçevska.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit