Të ju themi se kontrolli ende vazhdon dhe me informacione më të detajuara do të dalim atëherë kur do të kemi ndonjë informacion dhe situat faktike për atë se çfarë konkretisht ka brenda në furgon, këtë e tha mes tjerash para dy dite Goran Gjorgievski, inspektor i Doganave në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me rastin e kapjes së mallit me peshë prej 1200 kilogramëve, ngarkesë e mbushur me telefona, lap top dhe aksesorë për telefona.
Edhe pas dy dite, ende nuk ka konfirmim zyrtar se çka konkretisht është gjetur në autmojetin gjatë askionit të policisë në autostradën Shkup-Petrovec, që fillimisht kishte nisur si aksion anti-drogë, ndërsa më pas rezultoi se në automjet nuk kishte lëdnë narkotike, por u zbuluan parregullësi tjera.
Ende nuk dihet se kush fshihet pas telefonave të kontrabanduar, respektivisht cila kompani apo cili individ, sipas njoftimit të deritanishëm të autoriteteve, ngarkesa e kishte kaluar kontrollin e doganave në pikën në Aeroportin e Shkupit, por që ishte regjistruar se po transportoheshin mallra të tjera e jo telefona.
Në lidhje me rastin sot reaguan edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE, të cilët thonë se po mos të ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast.
“Nëse bëni një matematikë të thjeshtë dhe konsideroni se në automjet kishte vetëm 1.200 telefona, të cilët do të shiteshin me një çmim prej 500 deri në 1000 euro, arrini në një shumë prej mbi gjysmë milioni deri në një milion euro. Kjo është një krim i rëndë, i cili është padyshim është bërë në bashkëpunim me autoritetet”, thonë nga VMRO-DPMNE.