Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeMoszbatimi i marrëveshjes dëmton mësuesit

Moszbatimi i marrëveshjes dëmton mësuesit

Mësimdhënësit që punojnë larg vendbanimeve të tyre detyrohen për çdo muaj të shpenzojnë mbi gjashtë mijë denarë për transport për të mbërritur në shkollat ku punojnë. Nëse Marrëveshja e re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm do të ishte firmosur, këto shpenzime do të ishin përgjysmuar, tha për Alsat, Drin Ramani nga Kumanova, mësues në shkollën fillore “Skënderbeu” në Haraçinë. Sipas marrëveshjes, mësimdhënësit që punojnë mbi 2.5 kilometra larg vendbanimit të tyre do të marrin pagesë shtesë për shpenzimet e rrugës.

“Pa ushqim, pa pije, vetëm nafta është diku 100-120 euro. Duke marr parasysh rrogën është shumë sepse i bie afër 20 % e rrogës të shkon vetëm për naftë. A ke menduar që për shkak të rrugës të largohesh nga ky profesion? Po, disa herë. Por, përsëri kam vazhduar pasiqë profesionin e bëjmë pak me dëshirë jo vetëm për pagesë po edhe dëshira për profesionin që e kemi”, tha Drin Ramani, mësimdhënës I sh.f “Skënderbeu”.

Shpenzime të ngjashme ka edhe mësimdhënësi Ramadan Osmani nga Kumanova i cili tashmë 8 vjet mban lëndën e muzikës në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg. Siç tha ai, pavarësisht rritjes së pagave me shumë vështirësi mbulohen shpenzimet e transportit për në vendin e punës.

“Falë mirëkuptimit prej udhëheqjes së shkollës ne gjithmonë kemi forma tjera toleruese duke filluar nga orari, na e përshtatin për orë pak më të vonshme por  gjithsesi nuk shkon më, është e tepërt. Duhet të krijohet një balancim edhe për ata që vijnë dhe punojnë prej jashtë. Rritja e pagave assesi me arrit të paktën baras vlerën me rritjen e çmimeve. Rritjet e tjera, përveç pagave janë në proporcion tre me nje. Është e vërtet që po rriten pagat por ne duhet te jemi realist, me këmbë në tokë, assesi të arrihet një mesatare”, u shpreh Ramadan Osmani, mësimdhënës.

Rreth 30 mijë punonjës të arsimit akoma nuk po i gëzojnë përfitimet e Marrëveshjes kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha për Alsat se nënshkrimi i Marrëveshjes nuk mund të realizohet për shkak se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qëllimisht nuk po siguron vendimin për përfaqësim. Sipas Nedellkovit, Marrëveshja kolektive ndër të tjera parashikon rritjen e pagave, pagesë shtesë për transport si dhje rritje të shumës për regres për pushimin vjetor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit