Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeXhaferi: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk i...

Xhaferi: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk i bënë mirë Kosovës

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ndërhyn në zgjedhjet në RMV dhe se kjo nuk i bënë mirë shtetit të Kosovës.

Në një intervistë për “Kallxo.com”, Xhaferi tha se “ndërhyrja e Kurtit në Maqedoninë e Veriut hap dyer që nuk duhet të hapen”.

“Nuk mendoj që i bënë mirë Kosovës dhe subjektit që e udhëheq. Pasi hap dyer që nuk duhet t’i hap. Ne jemi për ndryshime për të mirë, por për këtë vendos populli. Ne jemi bartës të funksioneve shtetërore dhe duhet të jemi përgjegjës për bartjen e pushtetit shtetëror dhe duhet ta bëjmë dallimin me të qenurit kryetar i një subjekti politik. Komunikimi ndërpartiak dhe institucional duhet të jetë i ndarë”, tha mes tjerash Xhaferi.

I pyetur për mos takimin me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Xhaferi tha se nuk i ka rastisur ta sheh as fizikisht kryeministrin e Kosovës.

“Kush ka kërkuar takim me mua i kam bërë dhe janë publike. Kurtin nuk e kam parë as fizikisht në korridorin ku kemi qëndruar në Mynih”, tha Xhaferi, duke shtuar se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë uruar për pozitën e re vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, jo edhe institucionalisht.

Në lidhje me çështjen e sigurisë në Kosovë dhe takimet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Xhaferi tha se ka diskutuar për këtë çështje dhe ka kërkuar që të ketë vigjilencë nga institucionet e Kosovës dhe KFOR-i.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit