Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e muzikësMe mbi 13 milionë shitje, “Meant To Be” e Bebe Rexhës renditet...

Me mbi 13 milionë shitje, “Meant To Be” e Bebe Rexhës renditet si kënga e pestë më e shitur në histori të Amerikës

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e njohur për disa hite internacionale të saj.

Por ndër këngët e saj më të spikatura numërohet “Meant To Be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, e cila qëndroi për plot 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit country.

Ishte kjo këngë që i dha artistes shqiptare nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si Grammy Awars, MTV Video Music Awards, American Music Awards, MTV Europe Music Awards e të tjera.

Tani kjo këngë i ka sjell një tjetër sukses artistes me origjinë nga Maqedonia e Veriut, pasi “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër.

Ky fakt është bërë i ditur nga faqet e fansave të këngëtares, që përcjellin të rejat më të fundit dhe rekordet që thyen ajo.

Në top pesëshe janë edhe hitet “Blank Space” e Taylor Swift, Bad Romance e Lady Gaga dhe “I like it” e Cardi B.
“Meant To Be” zgjoi interesim veçanërisht te popullata amerikane për shkak të zhanrit country, që njëherësh është zhanri më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit