Numri i të prekurve me kollën e keqe në vend mbërriti në 56…14 prej tyre janë fëmijë nen moshën një vjeçare ndërsa 9 tjerë janë të moshës një deri në 4 vjeçare. 16 prej rasteve janë qytetarë të pa vaksinuar, ndërsa 12 janë raste jo plotësisht të vaksinuar. Nga Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive thonë se gjendja me kollen e keqe është nën kontroll.
“Gjendja e kollës së keqe është nën kontroll, nuk mund të themi se është stabile edhe pse ende ka rritje të rasteve të evidentuara dhe për momentin deri sot janë evidentuar 56 raste të qytetarëve të infektuar me kollen e keqe….Për dallim nga hera e kaluar, tani paraqiten edhe adoleshentë, fëmijë të moshës 10 – 12 vjeçare dhe më të rritur. Gjatë javëve të ardhshme do të ketë ndryshim të strukturës demografike të rasteve pozitive, pra presim që tek më të moshuarit më shpesh të evidentohet kjo sëmundje”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski – kryetar i komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive.