Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeTramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp (o. Trump), tha të martën se opozitari rus Aleksei Navalni (Alexei Navalny) nuk duhet të ishte kthyer në Rusi, ku edhe gjeti vdekjen e papritur pak ditë më parë.

Presidenti amerikan Xho Bajden (o. Joe Biden) dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë kanë fajësuar kryeshtetarin Vladimir Putin për vdekjen e Navalnit, por në një intervistë për “Fox News”, Tramp iu shmang kësaj pyetjeje.

“Ajo e Navalnit është situatë shumë e trishtë dhe ai ishte një djalë shumë i guximshëm, sepse u kthye përsëri [në Rusi]. Ai mund të qëndronte larg. Sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe të fliste nga jashtë vendit, pa nevojën për t’u rikthyer, sepse njerëzit e mendonin se mund të ndodhte kjo që ndodhi. Dhe është një gjë e tmerrshme,” tha ish-presidenti republikan.

Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalnit dhe ka thënë që pretendimet e Perëndimit se Putini është përgjegjës janë të papranueshme.

Tramp ka shprehur admirim për presidentin rus gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë në vitet 2017-2021 dhe më pas – madje e ka krahasuar veten me Navalnin, duke nënkuptuar se të dy ishin përballur me përndjekje penale të motivuara politikisht.

“Po kthehemi në një vend komunist në shumë mënyra. Dhe po ta shihni – unë jam kandidati kryesor. Unë paditem,” u shpreh ish-presidenti Tramp gjatë intervistës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit