Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeKërcënimet hibride, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe diplomacisë ushtarake të shtetit, pjesë...

Kërcënimet hibride, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe diplomacisë ushtarake të shtetit, pjesë e konferencës përfundimtare të projektit “Ekspertiza e papërdorur”

 Konferenca dhe debati përfundimtar në të cilin do të prezantohen rezultatet e projektit “Ekspertiza e papërdorur” do të mbahet sot me fillim në orën 14 në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në konferencën, në të cilën është paraparë të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe zëvendës shefi i misionit të ambasadës kanadeze, Dejvid Morgan, do të prezantohen studimet e përpunuara për ndërgjegjësim për kërcënimet hibride dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe për diplomacinë ushtarake të shtetit, si dhe gjetjet nga anketa e kryer dhe eksperimenti shoqërir me karakteristika të pranueshme dhe të njohura për politikanët.

Eksperimentet sociale të realizuara i kushtohen karakteristikave dhe pranueshmërisë së karakteristikave të politikanëve në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht perceptimeve politike për çështjet gjinore, marrëdhëniet e jashtme, kultura mediatike dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Instituti PRESPA projektin e realizon në partneritet financiar me Ambasadën e Kanadasë në Maqedoninë e Veriut dhe Fondin kanadez për iniciativa lokale.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit