Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajme85 persona përfunduan në urgjencë për shkak të temperaturave të larta

85 persona përfunduan në urgjencë për shkak të temperaturave të larta

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë ndikuar negativisht në shëndetin e qytetarëve. Intervenimet e urgjencës mjekësore janë rritur dukshëm gjatë këtyre ditëve, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të qytetarëve në vendet publike si dhe në vendet e tyre të punës. Mjekja Marina Sotirovska nga shërbimi emergjent mjekësor tha për TV SHENJA se vetëm në 24 orët e fundit kanë pasur gjithsej 85 intervenime. Ajo theksoi se grupet më të rrezikuara nga temperaturat e larta janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike prandaj apeloi edhe për kujdes dhe mos dalje nga shtëpia gjatë orëve të mesditës.

MARINA SOTIROVSKA MJEKE

Vetëm në 24 orët e fundit kemi pasur 85 intervenime, 30 intervenime kanë qenë urgjente, kemi edhe raste të ndryshme të aksidenteve me vetura, motorë, trotinetë, bicikleta po edhe këmbësorë, temperaturat e larta e ulin koncentrimin e njerëzve, u dobësohet shikimi dhe bëjnë gabime të cilat vijnë deri tek aksidentet. Kemi pasur edhe raste të tjera që si pasojë e temperaturave të larta, kanë pësuar infrakte, goditje të trurit apo edhe lëndime të tjera”.

Përveq ballafaqimit me temperaturat e larta, qytetarët e vendit po ballafaqohen edhe me mungesë të transportit. Të pyetur nga TV SHENJA lidhur me temperaturat e larta ata ankohen se pikërisht në këto ditë të papërballueshme nga moti I ngrohtë ballafaqohen edhe me mungesë të autobusëve. Ata thonë se presin deri nga 2 orë autobusë.

QYTETAR

Autobusë nuk kemi, presim nga 2 orë, 1 orë e gjysëm. Isha në treg që të mar diqka dhe do të kthehem. Autobusë nuk ka ,i paguajmë biletat dhe autobusë nuk ka”.

QYTETAR

Kam arsyje që kam dalur nga shtëpia por është shumë nxehtë. Çka të bëjë kush e ka patjetër të dal nga shtëpia në këtë kohë. Por problematike është shumë çështja e asutobusëve nuk ka autobusë të rregulltë. Dje kam pritur 2 orë autobus dhe kjo ma vështirsoi edhe më shumë”.

QYTETAR

Nga puna po kthehem është shumë nxehtë. Autobusë nuk kemi dhe për çdo ditë pres së paku nga gjysmë ore. Më pengon edhe më shumë ky kaos në komunikacion”.

QYTETAR

Është shumë nxehtë, nuk po mundem të duroj, e kisha patjeter që të dal nga shtëpia, tani po shkoj të pres autobus”.

Mjekja Marina Sotirovska apeloi qytetarët që të kenë kujdes në ushqime dhe veshje. E pyetur se a kanë ekipe të mjaftueshme për intervenime urgjente ajo tha se nuk kanë dhe se me këtë fenomen po luftojnë për kohë të gjatë. “Jemi vetëm 5 ekipe dhe mundohemi të ndihmojmë qytetarët me aq mundësi që kemi”, theksoi ajo.

Nga dita e sotme vendi ka hyrë në fazën portokalli, me temperatura dukshëm të larta që do të arrijnë deri në 42 gradë, sipas njoftimeve të entit për çështjet hidrometeorologjike. Nga atje thanë se vendi po përjeton ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, duke bërë që moti i nxehtë të mbetet i pranishëm edhe gjatë javës së ardhshme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit