Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajme23 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së

23 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e Komunës së Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Pjesëtarët e saj për herë të parë u paraqitën publikisht në fund të janarit 2000 në Dobrosin, komuna e Bujanocit, gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi.

Konfrontimi i armatosur dhe incidentet u intensifikuan posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit më 27 nëntor 2000.

Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën policore, me ç’rast vdiqën tre policë e pesë policë u plagosën. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.

Në fillim të vitit 2001, Qeveria e Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në përpjekje për zgjidhjen e krizës në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veri-atlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.

Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit