Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajme16-vjeçari shqiptar merret peng në qendër të Brukselit

16-vjeçari shqiptar merret peng në qendër të Brukselit

Raportohet se një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier, raporton Het Nieuwsblad, përcjell albinfo.ch.

Ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër burra.

Dy orë më vonë, pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit.

Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij.

I mituri gjithashtu ishte rrahur dhe u gjet me hundë të thyer.

16-vjeçari u dërgua në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

Sipas medieve të huaja, rasti ka ndodhur brenda një rrjeti shqiptar.

I mituri dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë.

Tutorët dhe miqtë e saj më pas u hakmorën. Autorët e sulmit aktualisht janë të paidentifikuar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit