Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeZv.deputete në Suedi dhe kryebashkiakja më e re e qytetit, shqiptarja bëhet...

Zv.deputete në Suedi dhe kryebashkiakja më e re e qytetit, shqiptarja bëhet virale, çfarë tha në parlament

Ervisa Dani është vajza nga Puka që po korr një sukses të madh në politikën e Suedisë. Ajo është zv.deputete dhe njihet si kryebashkiakia më e re në historinë e qytetit.

Së fundmi, Dani është bërë virale për shkak të thënies që ka përdorur në parlamentin suedez, ku teksa i kthente përgjigje kundërshtarit tha: ‘Unë jam nga Ballkani…”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka shpjeguar të gjithë këtë moment, me anë të të cilit bëri krenar të gjithë shqiptarët.

“Nuk kishte lidhje me temën e trajtuar, por retorika e kundërshtarit ishte shumë e ashpër dhe isha në mendimin që kur e ngre zërin dhe bëhesh me nerva e ke humbur debatin. Edhe unë i kërkova, uli nervat se s’ka arsye që në këtë forum ta çosh zërin. Edhe ai mu përgjigj, që ‘Ne jemi në Jug të Suedisë’, sepse kam 6 muaj që kam ndryshuar vendin e punës. ‘Mirëserdhe në Jug’. Edhe për gjakënxehtësi thash: ‘Ok, por mos të harrojmë, Jug apo Veri, unë jam nga Ballkani’”, u shpreh Dani.

Më tej, ajo foli dhe për karrierën e saj politike në Suedi dhe hapat që ka hedhur deri te suksesi aktual.

“Angazhimi im në politikë ka nisur në moshën 15-16 vjeçe, kur u angazhova me Forumin Rinor, u bëra një nga kryetaret e këtij forumi në moshën 17, pastaj u bëra anëtare e Këshillit në moshën 19-vjeçe. Në zgjedhjet e tjera, në moshën 23-24, u bëra kryetare bashkie në opozitë. Tani ishin zgjedhjet, unë kandidova për deputete dhe për kryetare bashkie, isha në dy lista. U bëra zv.deputete, kurse te kryetare bashkie unë mora një post tjetër në një qytet tjetër dhe u transformova këtu ku jam sot. Është një gjë që nuk ndodh shpesh sepse unë faktkisht kandidova për një komunë tjetër dhe u bëra siç jam sot kryetare arsimi”, tha politikania./abcnews.al

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit