Partitë të mendojnë që të organizojmë grupe të punës për marrëveshje për zgjedhjet. Nuk kam ndërmend të ftoj askënd ata duhet të jenë përgjegjës për këtë çështje, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhafer, përcjell TV21.
“Përgjegjësia ime është të shpall zgjedhjet e rregullta data më e hershme është deri më 5 maj. Partitë, kur të jenë dakord për një datë, duhet të kenë parashikuar edhe detyrimet nga marrëveshja e Përzhinës për qeverinë teknike. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, afati më i hershëm është 14 maji dhe i fundit është 8 maji”, sqaroi Xhaferi.