Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVuçiq: Do të ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Vuçiq: Do të ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ndaj Millan Radoiçiqit autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar. Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve, sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre terroristë.

Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.

“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit