Një gazetar palestinez dhe djali i tij mbetën të vrarë në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
– Reklamim i paguar politik –
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, ushtria izraelite ka shënjestruar shtëpinë e gazetarit palestinez Salem abu Tyour në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në pjesën qendrore të Gazës.
Në sulmin e ushtrisë izraelite mbrëmë, Abu Tyur dhe djali i tij Ahmed humbën jetën. Trupat e gazetarit palestinez dhe djalit të tij u sollën në spitalin “Aksa” në pjesën qendrore të Gazës dhe u vendosën krah për krah në një barelë në kopshtin e spitalit.
Mbi kufomën e Abu Tyurit u vendos edhe jeleku antiplumb.
Pas faljes së namazit të xhenazes, u varrosën gazetari palestinez Abu Tyur dhe djali i tij Ahmed.
Numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Gaza në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori 2023 është rritur në 142.