Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteVrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dëshmon sërish para Prokurorisë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dëshmon sërish para Prokurorisë

Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, do të vazhdojë dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë këtë të enjte.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku.

“Po, klienti im do të dëshmojë para Prokurorisë sot pasdite”, ka thënë avokatja, teksa ka shtuar se paradite ka dëshmuar Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër lidhur me rastin, i cili njëherësh është nipi i Naim Murselit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

Të njëjtëve Gjykata më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai është arrestuar më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Liridonës, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj, Naimin dhe dy djemtë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit