VMRO DPMNE do t’i shpallë kandidatët për ministra në Qeverinë teknike pas datës 19 janar. Kryetari i partisë, Hristian Mickovski, tashmë ka deklaruar se personalisht është për pjesëmarrjen e opozitës në Qeveri të tillë, por qëndrimin duhet ta vërtetojnë edhe organet partiake. Mos veprimi Çavkovit më 27 prill lë hapësirë për të dyshuar dhe ngritur alarm shqetësimi që i njëjti skenar mund të përsëritet edhe tani. Madje, më 28 janar edhe më lehtë sepse VMRO do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra me një shef operativ ka arritur të krijojë hapësirë për protestuesit në Kuvend, e tani mund të paramendohet çfarë mund të bëjë me ministër të Brendshëm, shkruan Zhurnal.
Tashmë e vendosur VMRO do të jetë pjesë e Qeverisë teknike –
VMRO DPMNE do t’i shpallë kandidatët për ministra në Qeverinë teknike pas datës 19 janar. Kryetari i partisë, Hristian Mickovski, tashmë ka deklaruar se personalisht është për pjesëmarrjen e opozitës në Qeveri të tillë, por qëndrimin duhet ta vërtetojnë edhe organet partiake. Mickovski në intervistë për “Pres24” nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe një herë ministër teknik i Punëve të Brendshme të jetë Naqe Çulev. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se VMRO DPMNE mbetet në qëndrimin e shfuqizimit të qeverisë teknike dhe kjo nuk do të ndryshojë nën presionin e BDI-së. Në të njëjtën kohë, kreu i opozitës ka drejtuar kritika ndaj partisë së Ahmetit.
“..në fakt janë hajdutë që merren me tenderë dhe provizione. Tani, për shkak të dobësisë së LSDM-së, qeverinë teknike e bënë pazar dhe nxorën kryeministër teknik. Pikërisht për këtë kemi luftuar dhe kemi propozuar heqjen e qeverisë teknike”, tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE. Funksionimi i Qeverisë teknike duhet të jetë temë kryesore e takimit Kovaçevski-Mickoski kurse data ende nuk është caktuar.
“Nuk e di për Kovaçevskin, por nuk kam asgjë sekrete për të ndarë. Unë e kuptoj atë. Ai dëshiron që të kemi takim, pastaj u thotë atyre gjëra që nuk kanë ndodhur në partinë e tij, për të krijuar shpresa të rreme dhe kështu të krijojë pamjen e një lloj uniteti, në mënyrë që të mbështesë partinë në të cilën ka pakënaqësi të dukshme në disa baza”, shtoi Mickovski.
“Nuk e shoh të nevojshme të kemi takime të fshehta. Kur të kemi takim, i njëjti do të bëhet në hapësirë publike, qoftë në Klubin e deputetëve, qoftë në Kuvend apo në rrugën “Maqedonia” në kafene. Kemi komunikim në nivel partiak, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së është në komunikim të rregullt me nënkryetarin e LSDM-së”, theksoi Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria teknike do të votohet në Kuvend deri më 28 janar, gjegjësisht 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Ndonëse priten më shumë detaje lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, Kovaçevski tha se për shkak të festave të Vitit të Ri ende nuk kanë biseduar me përfaqësuesit e BDI-së për lista të përbashkëta të mundshme.
Çfarë mund të fshihet në skenarin e pjesëmarrjes së VMRO-së në Qeverinë teknike?
Data 28 janar nuk do të jetë datë e zakonshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut por do të mbetet si datë historike, sepse në këtë ditë pritet të vendoset në krye të Qeverisë shqiptari i parë, Talat Xhaferi. Pra, shqiptarët tani më do të kenë edhe kryeministrin e tyre gjatë qeverisë teknike. E me këtë fakt sigurisht që nuk pajtohen partitë maqedonase me agjendë anti-shqiptare, siç është VMRO dhe E Majta.
Këto të fundit kanë kundërshtuar me ngulmë këtë ide duke e paraqitur si jo të duhur e madje kanë kundërshtuar edhe qeverinë teknike, sipas tyre duhet të vazhdohet me qeverinë ekzistuese deri në zgjedhje. Për të vetmen arsye që mos vendi mos të ketë një kryeministër shqiptar, që buron nga marrëveshja e arritur mes partnerëve aktual të koalicionit, LSDM-BDI. Por, këto kërkesa të opozitës u hodhën poshtë, dhe u vendos që vendi do të shkojë në qeveri teknike më 28 janar e pikërisht në këtë ditë do të kemi një kryeministër shqiptar, emri i të cilit tashmë dihet, Talat Xhaferi.
Për VMRO-në ky emër është i papranueshëm pasi sipas tyre Talat Xhaferi nuk është i denjë përshkak të veprimtarisë së tij në të kaluarën që ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare(UÇK-së). Pra, nga kjo parti kanë filluar ta paraqesin figurën e Xhaferit si figurë që maqedonasit duhet ta urrejnë pasi ky i njëjti ka luftuar kundër këtij shteti, në këtë mënyrë të mobilizojnë masën për të krijuar trazira të reja në vend.
Rreziku më i madh ekziston përsëritja e skenarit të 27 prillit nga fakti që me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheq kuadër nga VMRO-DPMNE, dhe gjithçka mund të inskenohet dhe policia mos të veprojë në kohë. Kujtojmë që më 27 prill, Mitko Çavkov ish ministër i Brendshëm nga VMRO atë kohë ishte shefi i shtabit operativ, i cilin nuk dha asnjë urdhër veprimi ndaj sigurimit të Kuvendit për të mbrojtur deputetët e sulmuar nga turma e terroristeve që sulmuan Kuvendin atë ditë që po zgjidhej Talat Xhaferi, kryetar Kuvendi.
Ky mos veprim i Çavkov atë kohë lë hapësirë për të dyshuar dhe ngritur alarm shqetësimi që i njëjti skenar mund të përsëritet edhe tani. Madje, më 28 janar edhe më lehtë sepse VMRO do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra me një shef operativ ka arritur të krijojë hapësirë për protestuesit në Kuvend, e tani mund të paramendohet çfarë mund të bëjë me ministër të Brendshëm.