Artan Korenica, artisti shqiptar do të hap ekspozitë për të gjithë të interesuarit në Vjenë, shkruan albinfo.at.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Organizata për Sport dhe Kulturë, Kâ, ju ftojnë të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës me titull “Mirë se vini në tavolinë”të artistit Artan Korenica.
Theksohet se ekspozita do të mbahet me datën 2 qershor në ora 19:00 në adresën: Palais Pálffy Josefsplatz 6 1010 në Vjenë.